Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha: Përveç Yuri Kim, nuk di ndërkombëtar tjetër që mohon Sali Berishën kryetar të PD-së

Sali-Berisha-1-750x375

Sali Berisha, i ftuar në televizionin e familjes së vet, tha se përveç ambasadores së SHBA, Yuri Kim, asnjë ndërkombëtar tjetër nuk e mohon Sali Berishën si kryetar i PD.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, kontrollojnë gjykatat së bashku.

“Përveç Yuri Kim, nuk di ndërkombëtar tjetër që mohon Sali Berishën kryetar të Partisë Demokratike. Asnjë.

Yuri Kim ka zgjedhur Enkelejd Alibeajn, ajo ka lënë të kuptohet që s’pyet për votën. Gjykatat i kontrollon Rama bashkë me atë.

Kam respekt të madh për ndërkombëtarët e ambasadorët por kurrë për ata të cilët bëhen avokatët e dhunimit të votës, ata që mashtrojnë qeveritë e tyre”-tha Berisha.

Në fakt, nuk është puna tek Yuri Kim, por atë nuk e njeh si kryetar vetë SHBA, për të mos përmendur pastaj Britaninë e Madhe, që e kanë shpallur non grata.

Dhe meqë thotë se e njeh gjithë bota si kryetar të PD, le të tregojë kush e uroi kur e mori PD-në me vendim gjykate.

Ose të tregojë nëse e ka vizituar ndonjë ndërkombëtar në zyrë këto muaj, meqë prretendon se e njohin si kryetar të PD.

Related Posts

Leave a comment