Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama komenton protestën e opozitës: Le të dalin sa herë të duan, nuk më shqetëson një non grata dhe një spiun

-640-0-7b75454ccfcad929c174dd051a325f81

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e opozitës.

Ai tha se protesta e së shtunës nuk ishte e qytetarëve të shqetësuar, por e partive dhe militantëve të tyre për pushtet.

Ai nënvizoi se nuk është aspak i shqetësuar nga protesta e këtij lloji dhe tha se opozita mund t’i bëjë sa herë të dojë.

“Për cilën protestë më flisni, për cilët qytetarë më flisni, një non-gratë dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre.

Kjo nuk ka lidhje me popullin, kjo nuk ka lidhje me qytetarët e shqetësuar, kjo është një protestë partish për pushtet, për të prishur dhe për të marrë.

Me të vetmin rezultat që hodhën ca bojë këtu, që u deshën punëtorët për ta larë natën se kështu është ndarë kjo punë ata bë pis dhe ne pastro.

Ça proteste? As nuk di sa ishin, as nuk i kam parë, as nuk më interesojnë fare! As nuk i kam parë fare, mund ta bëjnë sa herë të duan.

Është një çorbë që e kemi parë prej 30-vitesh që e gatuan i njëjti guzhinier “non-grata”.

Më vjen keq për ata militantë të cilët harrojnë se po shkojnë pas disave që paguhen për të bërë dëm në këtë vend”, tha Rama.

Related Posts

Leave a comment