Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vidhet për të disatën herë kisha e Shën Sotirit në Korçë, grabitësit boshatisin arkën e dhurimeve

auto_WhatsApp-Image-2022-11-15-at-9.28.30-AM-752x4401668502112

Vidhet për të disatën herë Konizma e kishës së Shën Sotirit në bulevardin Republika të qytetit të Korçës. Sipas policisë persona ende të pa identifikuar kanë hapur me forcë arkën e dhurimeve financiare të besimtare.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe mendohet se kanë qënë më e pakta dy persona që kanë kryer vjedhjen.

Policia ka sekuestruar pamjet e një prej kamerave të bizneseve ngjitur me Konizmën e kishës, ashtu siç ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve të tjera përreth si dhe të Zyrës Rajonale të Punësimit që ndodhet përballë vendit të ngjarjes.

Nga ana e Mitropolisë së Korçës bëhet me dije se është e disata herë që ky objekt kulti grabitet nga persona të ndryshëm dhe vetëm një herë policia ka shkuar tek autorët e grabitjes. Duhet thënë se objektet e kultit ortodoks në juglindje të vendit herë pas here janë bërë pre e grabitjeve. Kohët e fundit nga persona ende të paidentifikuar janë grabitur Katedralja e këtij qyteti si dhe Kisha e Shën Sotirit.

Related Posts

Leave a comment