Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dhunoi gjyshen dhe vodhi një shumë parash e dy celularë në lokale, arrestohet 22-vjeçari në Korçë

-640-0-1679744337xpoliciaa-623

Një 22 vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi akuzohet për vjedhjen e dy lokaleve në qytet.

Mësohet se i riu ka vjedhur dy celularë, një shumë lekësh dhe një palë çelësa automjeti. Sipas policisë dyshohet se 22 vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshes së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas ka vjedhur në dy lokale në qytetin e Korçës, dy celularë, një shumë lekësh dhe një palë çelësa automjeti.

Gjithashtu, dyshohet se 22-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshes së tij”, njofton policia.

Related Posts

Leave a comment