Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Korça zgjohet e bardhë/ Trashësia e dëborës në Dardhë deri në 25 cm, ja akset ku rekomandohet kalimi me zinxhir dhe goma dimërore

-640-0-334e48ca02aebb5819a632443c51f2a6

Reshje dëbore janë regjistruar natën e kaluar në juglindje dhe verilindje të vendit.

Sa i përket juglindjes, msohet në rrugën e Dardhës trashësia e dëborës arrin nga 10 cm deri 25 cm. Në rrugën Korçë-Voskopojë trashësia e borës është 5-15 cm. Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë trashësia 5cm – 15 cm.

Ndërkohë është punuar dhe punohet me 7 mjete borëpastruese për pastrim dhe kriposje.

Ndërsa në rrugën e Dardhës kalimi i mjeteve bëhet me zinxhirë ose goma dimërore në orët e paradites.

Në akset e tjera qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme dimërore, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Related Posts

Leave a comment