Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Moti i keq/ Autoriteti Portual Durrës: Janë marrë të gjitha masat për sigurimin e anijeve të ankoruara

auto_Capturesa1669107677

Nisur nga moti i paqëndrueshëm që ka përfshirë Gjirin e Durrësit, në port, Autoriteti Portual Durrës deklaron se janë marrë të gjitha masat për sigurimin e anijeve që ndodhen të ankoruara në kalatat portuale.

Tragetet që operojnë me linjën Durrës-Bari dhe anasjelltas kanë mbërritur në portin e Durrësit sipas parashikimeve. Nisjet mbrëmjen e kaluar nga të dyja anët e Adriatikut janë bërë më herët se parashikimi, me qëllim mbërritjen më herët në portin e Durrësit/Barit, kjo si rrjedhojw e masava të marra nga autorietet detare dhe njoftimit për rritjen e forcës së detit, erës dhe lartësisë së dallgëve në det të hapur.

Forca e detit do të jetë 8-9 bft , shpejtësia e erës 15-28m/s dhe lartësia e dallgës do të jetë nga 1.8 – 3.50 metra. Anijet e peshkimit nuk kanë vijuar aktivitetin e tyre deri në një urdhër të dytë për përmirësim të kushteve të motit.

Përmirësimi i kushteve të motit pritet pas orës 10:00 të datës 23 nëntor 2022 dhe deri atëherë jemi në monitorim të vazhdueshëm të situatës deri në rikthimin në normalitet.

Related Posts

Leave a comment