Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Moti i keq ‘gjunjëzon’ Britaninë, anulohen fluturimet

auto_dd1678273889

Moti i keq ka pushtuar Britaninë, duke shkaktuar anulimin e fluturimeve dhe udhëtimit të trenave.

Një numër fluturimesh janë ndërprerë në aeroportin Heathrow dhe Gatwick mëngjesin e sotëm. Ndërsa, nuk konfirmohet ende se problemet janë të lidhura me motin, të paktën 25 fluturime janë anuluar në Heathrow dhe të paktën katër fluturime në Gatwick janë anuluar, sipas faqeve të tyre të internetit.

Faqja e gjurmimit të avionëve Sky Scan World gjithashtu ka raportuar se fluturimet nuk kanë mundur të uleshin në Heathrow dhe Gawick.

close
volume_off

Shërbimi meteorologjik në Britani, ka paralajmëruar për më shumë borë dhe akull deri në fund të javës.

Related Posts

Leave a comment