Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Edmond Tupja i revoltuar: Kur rrihet Berisha, imagjino ne të tjerët. U godit një figurë madhore e politikës shqiptare

-640-0-tupe

Edmond Tupja, deklaroi se është i skandalizuar nga dhuna e ushtruar të martën ndaj Sali Berishës.

I ftuar në studion e lajmeve të News 24, Tupe nënvizoi se Berisha për personalitetin që përfaqëson duhet të mbrohej nga Policia e Shtetit dhe jo vetëm nga rojet e tij private.

Ai shtoi se dyert e shteti i janë hapur krimit: “Imagjino kur dhunohet një personalitet si Berisha çfarë mund t’i ndodhë qytetarëve të thjeshtë.”

“Ne po mësohemi me dhunën kjo është më e keqja. Kur një ish-kryeministër, ish-president goditet në këtë mënyrë, po ne që s’jemi asgjë çfarë mund të na presë ne. Gjithë dyert e shtetit i janë hapur dhunës. Unë jam i skandalizuar si mund të ndodhin gjëra të tilla. Kjo më kujtoi diçka nga koha që isha student në Francë.

Në vitin 1968 në Francë u ngrit rinia në Francë për të kërkuar të drejtat e saj, në këtë kohë ishin dhe një grup majtist të cilët kërkonin marrjen e pushtetit me dhunë dhe që kishin një gazetë të tyre.

Një filozof i njohur Jean Paul Sartre mori disa gazeta të këtyre majtistëve dhe doli t’i shiste. Në Paris u dha urdhër që Sartri të mos prekej, madje të mbrohej nga ndonjë sulm i mundshëm se ishte personalitet.

Berisha sigurisht ka qenë në pushtet ka dhe ai përgjegjësitë e tij por është figurë politike dhe duhej mbrojtur edhe nga Policia e Shtetit. Ku ishte Policia e Shtetit?

Policia duhet të propozonte se ne jemi gati ta mbrojmë zotin Berisha se është një personalitet politik. Imagjinoni që kjo t’i ndodh zotit Rama kur të jetë në opozitë, duhet ta kthejnë nga vetja që ta kuptojnë.

Zoti Rama nuk ka empati për tjetrin. Është alarm i madh, ka reaguar bota mbarë, pasi si mund të futet një shtet i tillë në gjirin e BE-së. Ka fisnikëri, jemi kundërshtarë, por unë që jam në pozitë tregoj një farë qytetarie.

Sikur ta kishte ditur këtë duhet të kishte ndërhyrë policia. Përveç masave të PD-së duheshin dhe masat e policisë. Rama ka kujtuar se kjo do sillte ujë në mullirin e tij, kjo çoi ujë në ulliun e Berishës.

Ndjenja e frikës ka hyrë në çdo vatër të familjes shqiptare. Çfarë do bëhet? Kur sulmohet një figurë si Berisha, imagjino me mua dhe me njerëzit e thjeshtë. U godit një figurë madhore e politikës shqiptare”, tha Tupe.

Related Posts

Leave a comment