Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Fshehu vëllain kriminel”, Alibeaj i përgjigjet Berishës: Shpifjet e tij, refren i njohur në politikë, meriton përçmim ! Ligji për dosjet dhe lustracionin, domosdoshmëri

-640-0-alibeaj-berisha-657

Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës i cili tha se deputeti mbahet peng nga kryeministri Edi Rama për shkak të krimeve të vëllait të tij.

Në një reagim në Facebook, Alibeaj shkruan se akuzat e Berishes janë një refren i njohur në politikën shqiptare dhe se sipas tij akuzat ndaj familjarëve janë një rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit që për dhjetëra vite persekutuan shqiptarët.

“Akuzat dhe shpifjet në gojën e Sali Berishës, janë refren i njohur në politikën shqiptare. Vazhdoj ti mbetem bindjes se një gjuhë e tillë meriton përçmimin dhe neverinë që tashmë shqiptarët dinë tja japin politikës së vjetëruar.

Ajo që Sali Berisha e quan bashkëpunim për ligjin e dosjeve, është thëngjilli që i djeg ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, që për vite me rradhë përdoren PD-në dhe të djathtën si mburojë të tyren.

Akuzat ndaj familjarëve, janë pikërisht rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit dhe biografive, që për dhjetra vite persekutuan shqiptarët.

Ligji për dosjet dhe lustracionin janë domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare. Është mënyra për të rivleresuar të shkuarën, për të ndërtuar të ardhmen pa pengjet e një të kaluare që i ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë sonë”, shkruan Alibeaj.

Related Posts

Leave a comment