Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sekuestrohen kartelat mjekësore, Gert Shehu nuk ka shfaqur pendesë për goditjen ndaj Berishës

-640-0-1670331537xgert-shehujpg-283

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar kartelat e 31-vjeçarit, Gert Shehu i cili dy ditë më parë qëlloi me grusht Sali Berishen.

Dokumenti për problemet me shëndetin mendor, qarkulluan vetëm disa orë pas ngjarjes, ndërkohë pritet që hetuesit të verifikojnë diagnozën e lëshuar nga mjeku Sadik Lala.

Gjithashti mësohet se prokuroria ka dorëzuar në laboratorin e policisë shkencore edhe disa mostra, për të verifikuar nëse 31-vjeçari ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, në momentin kur ka kryer aktin kriminal.

Sakaq edhe nëna e 31-vjeçarit ka deklaruar se djali i saj vuan nga problemet e shëndetit mendor dhe se kishte 5 vite që kurohej. Ajo gjithashtu i ka kërkuar falje kreut të PD-së, për aktin e kryer nga djali i saj.

Por nga ana tjetër mësohet se 31-vjeçari, gjatë kohës që po transportohej për në Spitalin e Traumës, nuk ka shfaqur pendesë për goditjen ndaj Berishës.

Kujtojmë se Gerti Shehu akuzohet për plagosje me dashje.

Related Posts

Leave a comment