Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Akt i rëndë provokativ, mirëfilli politik”, Tomorr Alizoti për sulmin ndaj Berishës: Situata mund të agravonte

auto_878787-768x3941670691548

Në emisionin “Kjo javë”, në News24 me gazetaren Nisida Tufa, po diskutohet në lidhje me situatën politike në vend dhe ngjarjet e fundit.

I ftuar në studio, Tomorr Alizoti u shpreh se sulmi ndaj kreut të PD Sali Berisha është një akt mirëfilli politik dhe një provokim që mund të shkonte shumë keq në rast se zoti Berisha nuk do të tejkalonte veten dhe do të nxiste edhe më tej turmën e acaruar.

“Kjo është një tipar që na shquan ne si popull, mbase vjen nga koha e sistemit totalitar, shoqëri e nënshtruar dhe popujt e nënshtruar, fatet e tyre i merr në dorë parti shtet.
Dhe ne vetëm presim dhe ende nuk po shijojmë lirinë e demokracinë. Demokracia është një sistem ku individi merr përgjegjësinë e tij dhe vë nën kontroll qeverinë. Nëse qeveria ka pushtet mbi ta dhe e kontrollon, Shqipëria e shqiptarët mbesin duke pritur dhe situata vetëm përkeqësohet.

Sulmi ndaj Berishës ishte një gjë shumë e rëndë sepse nëse në botë goditet personi në pushtet, rebelohen ndaj pushtetit, në rastin tonë kemi sulm ndaj opozitës që nuk ka pushtetin dhe është më e dobët sepse ka problemet e veta. Kjo ka një precedent politik.
Gjuha politike, situata politike dhe marrja e të gjitha pushteteve në kombinim me mafian e kthen qeverinë tani në një parti shtet dhe e bën të rrezikshëm.
Zoti Berisha, është një figurë rebele e fortë politike dhe goditja kishte qëllim ta dëmtonte e cënonte.

Sulmi vjen nga politika e pushteti, nga vetë Rama. Berisha është goditur në protestë e jo në shtëpi. E gjitha kjo ka dimension politik.

Protesta i bën Shqipërisë e shqiptarëve vetëm mirë. Nëse ky popull ka këtë gjendje, duhet të protestojë pafundësisht.
Nëse ka njerëz që marrin fëmijët e tyre foshnje e ikin me gomone…

Goditja nuk u kuptua në atë moment sepse kishte shumë njerëz dhe ishte e pamundur vizualisht ta shihja.
Dëgjova nga njerëzit që goditën doktorin por nuk e besova. U shokova kur e pashë të dëmtuar. Ky akt mund të sillte pasoja të rënda. Berisha tejkaloi veten, sepse demokratët ishin të acaruar. Akt i rëndë provokativ i mirëfilltë politik. Këtë ma vërteton më shumë banaliteti i shpjegimit të ngjarjes”, ka deklaruar ai.

Related Posts

Leave a comment