Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

NATO reagon pas sulmit ndaj EULEX-it në veri: Çdo sulm i tillë është i papranueshëm

-640-0-nato-sulm-768x512-180x120

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës. Ajo ka dënuar sulmin me shok-bombë ndaj patrullës së EULEX-it në veri të Kosovës.

Lungescu, shprehet se çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe se autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Ne bashkohemi me Aleatët e NATO-s dhe BE-së për të dënuar fuqishëm sulmin me granatë trullosëse ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë.

Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Lungescu.

Më tej  ajo ka shkruar se: “Misioni i KFOR-it mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për ta kryer atë në bazë të mandatit të OKB në Kosovë.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, ka shkruar Lungescu.

Related Posts

Leave a comment