Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

S’KA MË TOLERANCË PËR SHANTAZHET E SËRBISË!

347441055_144869231915639_1142310742369432244_n
Sot porosia e shtetit të Kosovës është e qartë: Asnjë pikë tolerancë më për bandat kriminale sërbe!
Stop cenimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës!
Askush më nuk do ta pengojë rendin, ligjin dhe policinë që të veprojë.
Nuk mundet më të tolerohen bandat serbe që të sulmojnë policinë e Kosovës!
Prandaj sot të gjithë me zemër le të themi:
Rrnoft Policia e Republikës së Kosovës!
Rrnoft SUNDIMI I LIGJIT DHE KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS!
Rrnoft integriteti territorial i shtetit të Kosovës!
E, sa për koordinim të Qeverisë me faktorin ndërkombëtar janë naiv ata që besojnë se do të bëhet publike sot a pati, sa pati dhe a do ketë koordinim për çlirimin e komunave që 24 vjet u sunduan nga Beogradi, dhe për vendosjen e rendit demokratik dhe ligjeve në fuqi të shtetit të Kosovës!
Ajo që është e sigurt sot është fakti se kurrë më nuk kthehet sundimi i bandave të kriminelëve sërb dhe të Vuçicit, e të Sërbisë!
Është cinike, hipokrizi dhe qasje antidemokratike të mendosh e lëre më të deklarosh se kryetarët e komunave në veri të Republikës së Kosovës nuk është dashur të hyjnë sot dhe të fillojnë punën në objektet zyrtare, zyret e kryetarëve të komunave!
Nuk mund më të tolerohen as shantazhet, mashtrimet, kërcënimet dhe ultimatumet e Vuçiçit, si edhe vendosja e barikadave nga ana e bandave serbe të krimit të organizuara nën kupolën e Lista Sërpskës dhe kryeurdhëruesit Vuçiç…
Ndërkaq, Ambasadori i ShBA në Republikën e Kosovës Jeffrey M.Hovenier nuk bëri mirë që sot u nxitua të japë qëndrim, pa pritur deklaratën e Kryeministrit dhe Presidentes së Republikës së Kosovës…
Zotëri Hovenier duhet ta dijë se kaherë populli shqiptar në Kosovë nuk e arsyeton fare këtë tolerancë të ShBA dhe BE ndaj Sërbisë, veprimeve të saja luftënxitëse dhe me synim zaptimin e territorit të shtetit të Kosovës…
Populli i Kosovës me durim të pashoq ka soditur për afro 24 vjet faktorët ndërkombëtarë se si lejuan që Sërbia të mbaj peng një pjesë të vendit tonë dhe mbi të gjitha ta mbajë peng paqen në Ballkan. E, durimi i popullit të Kosovës edhe mund të soset…Prandaj, është koha e fundit që BE, ShBA të ndalojnë së toleruari Sërbinë kur këmbëngul që me banda kriminale të sundojë me banorët në veri të Kosovës…
Qytetarët sërbë, shqiptarë, boshnjakë, e të tjerë, që jetojnë në katër komunat në veri të vendit, duhet që më në fund të çlirohen nga zullumi i sundimit të bandave kriminale serbe dhe të përjetojnë qeverisjen e komunave mbi bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së shtetit të Kosovës…
Kosova është shtet demokratik i qytetarëve, i qytetarëve që e duan lirinë, paqen, vlerat euroatlantike.
V.Saraçini

Related Posts

Leave a comment