Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, reagon BE: Të reduktojnë menjëherë dhe pa vonesë tensionet

F07C082B-5FD7-4F32-9DC0-A065A200104A

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano ka reaguar në lidhje me vendosjen e reciproritetit për targat e makinave që vijnë nga Serbia në Kosovë.

Në një konferencë Stano u shpreh se duhet menjëhërë të ulen tensionet mes dy vendeve. Ndër të tjera ai u shpreh se lëvizja e lirë është një kusht themelor i BE-së.

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjes është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, theksoi ai.

“Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë ka arritur në Beograd dhe në takimin me presidentin Vuçiq, këtë pasdite, do ta adresojë situatën dhe pas disa orëve ai do të flasë edhe me lidershipin politik të Kosovës për të adresuar këtë çështje”, tha Stano ndër të tjera.

Related Posts

Leave a comment