Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Modric: Ndaj Argjentinës ndeshja e jetës, shpresoj të ndalim Messin

-640-0-6c1663fce345f2d942a38be3f6148baa

Ylli i Kroacisë, Luka Modric ka dhënë një intervistë për kanalin spanjoll Rtve në prag të gjysmëfinales kundër Argjentinës.

“Është shumë bukur të jesh sërish në gjysmëfinale. Po ndodh diçka e jashtëzakonshme për kombëtaren tonë.  Asnjë nuk është favorit, por është diçka normale. Të gjithë shohin kombëtaret e mëdha. Duke qenë se jemi të vegjël, askush nuk mendon për ne, por nuk më intereson që të tjerët janë favorit dhe ne jo.

Mendojmë vetëm që të japim më të mirë, do të japim maksimumin, kjo është forca jon. Argjentina është një skuadër e madhe, por ne do të mundohemi që të luajmë ndeshjen më të mirë të turneut dhe të jetës sonë. Shpresoj që të jetë  e mjaftueshme për të shkuar në finale.

Kam shumë dëshirë që të luajë, por nuk është e thjeshtë të luash ndaj një lojtari si Messi. Do të kemi probleme të mëdha për ta markuar, por jemi gati për të dhënë më të mirën.

Related Posts

Leave a comment