Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Parashikimi i motit 2 Janar 2023

640-0-1660245701xmoti-926

Ditët e para të vitit 2023 do të nisin me mot të kthjellët dhe të ngrohtë, orë të shumta me diell gjatë paradites. Sipas MeteoAlb, era do të fryjë me shpejtësi mesatare ndërsa do të ketë vranësira e kthjellime të herëpashershme në zonat malore, por që nuk do të gjenerojnë reshje.

Pjesa e dytë e javës parashikon vranësira më të shpeshta, por sërish nuk priten reshje shiu. Vranësirat do të jenë më të shpeshta gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes që do të përfshijnë edhe ultësirën perëndimore. Mëngjeset do të mbeten të kthjellëta.

Në mesin e javës kemi një rënie të vlerave termike me 2-3 gradë si në mëngjes edhe në orët e mesditës duke zbritur maksimumi në 16-17 gradë Celsius, vlera më të larta se sa tipiket e stinës së dimrit.

Pritet që e enjtja dhe e premtja të zbresin me 1 gradë Celsius duke bërë që maksimumet në ultësirën perëndimore të zbresin edhe në 15 gradë Celsius. Vlerat minimale mbeten të larta sepse edhe në zonat malore do të arrijnë deri në 2-3 gradë Celsius.

Related Posts

Leave a comment