Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rrëzimi i helikopterit në Ukrainë, zbulohen emrat e zyrtarëve të tjerë që ishin me ministrin e Brendshëm

-640-0-1674055611x1674055251-mmb-884

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka bërë të ditur emrat e zyrtarëve në bordin e helikopterit që u rrëzua në Brovary, në rajonin e Kievit.

Duke udhëtuar me Ministrin e Brendshëm të Ukrainës, Denys Monastyrskyi ishin zëvendësi i tij i parë Yevgeny Yenin, Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Yuriy Lubkovich, zëvendës Shefja e Shërbimit të Patronazhit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Tetyana Shutyak,  kreu i mbrojtjes së Departamentit të Sigurisë së Brendshme të Policia Kombëtare, Nënkolonel Mykhailo Pavlushko dhe Kryeinspektori i Departamentit të Komunikimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme Mykola Anatskyi.

Sakaq, shërbimet e Sigurisë së Ukrainës (SBU) kanë nisur hetimet për rrëzimin e helikopterit në periferi të Kievit, Brovary.

Sipas SBU, janë duke u shqyrtuar disa versione të tragjedisë, duke përfshirë “shkelje të rregullave të fluturimit, mosfunksionim teknik të helikopterit, veprime të qëllimshme për të rrëzuar helikopterin”.

Asnjë zyrtar ukrainas nuk ka reaguar deri më tani për shkakun e aksidentit ajror. Më herët, presidenti ukrainas e quajti ngjarjen një tragjedi, në një reagim të ndjerë në Twitter.

Related Posts

Leave a comment