Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vladimir Putin instalon sisteme të mbrojtjes ajrore 10 kilometra larg rezidencës së tij

-640-0-1666611991xputinpng-606

Në Moskë po vendosen ngado sisteme të mbrojtjes ajrore dhe një prej tyre, ndodhet pikërisht 10 kilometra larg rezidencës së Vladimir Putinit, në Novo-Ogaryovo.

Kështu shihet në një video të publikuar nga media më e madhe në Evropën Lindore, Nexta, ku tregohet se si sistemi është në punë, në gjurmim të raketave të mundshme që mund të sulmojnë zonën rezidenciale ku banon kreu i Kremlinit.

Raportime se në Moskë kanë filluar të vendoset sisteme kundërajrore në tarracat e godinave në fakt kanë ardhur që prej ditës së djeshme, ku një mori sistemesh S300 janë instaluar në kryeqytetin rus.

Sipas detajeve të ditura, këto sisteme mund të interceptojnë edhe dronë ushtarakë dhe jo vetëm raketa.

Por, sërish, nuk dihet se pse Mbrojtja ruse ka marrë këtë vendim për të blinduar kryeqytetin, përpos faktit se Perëndimi po përgatitet të dërgojë armatime në Ukrainë, për mbrojtjen e kësaj të fundit.

Teksa, Kievi, ka kërkuar të ketë në zotërim edhe armë me rreze deri në 300 kilometra, ku ka qenë Amerika, ajo e cila ka kundërshtuar eksponencialisht diçka të tillë, për të shmangur çdo përshkallëzim të mundshëm të luftës.

Ndër institucionet ku sistemet janë vendosur, bëjnë pjesë edhe ministritë dhe drejtori të tjera të larta.

Në Gjermani ndërkaq, janë mbledhur 50 përfaqësues nga vende të ndryshme, për të diskutuar dërgimin e tankeve luftarake në Ukrainë, me qëllim rezistencës e Kievit ndaj agresionit rus.

Related Posts

Leave a comment