Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pamjet rrënqethëse që vijnë Turqia dhe Siria

63e16b638bdf9turqi

Capajev Gjokuataj

Janë rrënqethëse pamjet që vijnë Turqia dhe Siria pas shkatërrimeve apokaliptike që shkaktuan dy megatërmetet e djeshme. Ndërtesa shumëkatshe që brenda një çasti rroposen e bëhen njësh me tokën, lagje të tëra të kthyera në gërmadha sikur të ishin bombarduar ditë me radhë, njerëz të dëshpëruar që gërmojnë mes gëmadhash për të nxjerë të afërmit e mbetur poshtë.
Shkatrrimet janë apokaliptike, vetëm goditja e tërmetit të parë çliroi një energji kolosale, të barabartë me 12 bomba atomike si ajo që amerikanët hodhën mbi Hiroshimë.
Por ka një dukuri tjetër që i bashkëvihet përmasës apokaliptike dhe krijon një atmosferë legjendare e biblike. Në rjet po qarkullojnë qindra video që fatkeqët e groposur nën rrënoja u dërgojnë të afërmve të tyre sipër. Ngjajnë si pamje që vijnë nga bota e përtejme.
Veçanërisht njera më tronditi dhe gjatë gjithë mbrëmjes këmbëngulte të kthehej e të rikthehej në kujtesë. Ishte videoja e një vajze të vogël, pesë vjeçare, që kishte mbetur e groposur pasi pjestarët e tjerë të familjes kishin mundur të shpëtonin.
Në vend që të bënte atë që do bënin gjithë moshatarët e saj në rrethana të ngjajshme, dmth të qante dhe të lebetitej e çmeritur, Ajseli i vogël i thoshte të atit të mos merzitej se ajo ishte mirë. Mirë zeza, vetëm filli, e zënë në çarkun e betonit😱
Vetëm një dashuri e mbinatyrshme, në kufijtë e adhurimit hyjnor, mund të arrijë të mposhtë frikën instiktive për ekzistencën tënde dhe të të shtyjë të shqtësohesh për mirëqënien e tjetrit, qoftë ky edhe yt at. Për më tepër se psikologët thonë që fëmijët e moshës së Ajselit kanë empati të dobët dhe prirje të fuqishme egocentrike.
Po mbase duhet gjykuar jo në teori por në një kontekst konkret, thashë me vete. Mbase vogëlushja dëgjonte ngashërimat e të atit dhe përpiqej t’i jepte zemër. Mbase kemi të bëjmë me dashurinë dhe nënshtrimin karakteristik ndaj babait, aq të zakonshëm në familjet patriarkale të orientit.
Pa e artikuluar tamam këtë shpjegimin e fundit, vetja iu kthye vetes: boll me paragjykimet oriental vs oksidental, që në thelb mbajnë erë racizëm. Mos u bëj si ata cinikët e satirikes frënge, Charlie Hebdo, që dje, kur mijra vetë rënkonin të varrosur së gjalli, gjetën kohë të botonin një vizatim, ku mbi një pirg gërmadhash shkruhej: “Turqi, nuk ka nevojë të dërgohen tanke”. Satirë zeza, nga ato që të bëjnë të të vijë turp të thuash se je intelektual.

Related Posts

Leave a comment