Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

11 fitore radhazi, Xavi zbulon sekretet: Mbrojtja për ne fillon nga… Lewandowski

Xavi-Hernandez-780x439-1

Trajneri i Barcelonës e vlerëson ndeshjen e fituar minimalisht nag të tijtë: “Villarreali luan një kundër një, të mban lart. Ata donin të kishin posedimin e topit dhe na bënë të vuajmë. Kemi pasur shumë veprime të pasimit të fundit që nuk janë realizuar”.

Fitore në fushën e vështirë…

Po, Villarreal luan një kundër një, të mbajnë lart. Ata donin të kishin posedimin dhe na e vështirëzuan. Shumë aksione nuk e janë mbyllur me pasimin e duhur të fundit. Dhe pastaj, duke mos e bërë këtë dhe shënuar, përfunduam duke vuajtur.

A jeni befasuar nga ndryshimi taktik i Setién?

Ne prisnim Chukwueze dhe nuk ka qenë kështu. Trajneri kundërshtar ka shtuar edhe një mesfushor për të pasur ekuilibër ndaj nesh. Mendoj se Villarreal ka krijuar pak, ne shumë për të shënuar më parë, por nuk e kemi bërë.

Sërish goli vjen nga një “grabitje” topi në gjysmëfushën rivale…

Po, loja ishte e tillë. Ose ne do t’i vidhnim, ose do ta bënin ata. Ne po përfitojmë nga kjo dhe mendoj se është e rëndësishme që ekipi të funksionojë.

Mbrojtja ka qenë shumë e sigurt…

Po, por mbrojtësi i parë është Robert (Lewandowski). Kjo është shumë e dukshme. E mbajtëm portën sërish të pastër. Largohemi nga këtu pa situata të rrezikshme nga Villarreali, pa gabime pas vetes. Pra, largohemi të lumtur.

Related Posts

Leave a comment