Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nisin punimet për Qendrën e Kulturës për Fëmijë, Rama: Shenjë e modernizmit të Shqipërisë

auto_rama1676481232

Pranë Parkut të Liqenit, sot nisën punimet për krijimin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. Në hapjen e punimeve ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Rama u shpreh se ky projekt pritet të jetë një hapësirë modernizimi jo vetëm për kryeqytetin por për të gjithë Shqipërinë, shkruan Rtsh Ai vuri në dukje se pas ndërtimit të godinës së re të Bibliotekës Kombëtare, ky projekt synon njëherësh çlirimin e rrugës së zënë nga drejtësia e korruptuar.

“Ishte e paimagjinueshme tani që fëmijët të mos kishin një qendër të denjë artistike dhe kulturore, një teatër kukullash, por vazhdonin të frekuentonin teatrin e vjetër, i cili edhe ai tani i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë.

Megjithatë ja ku i erdhi dita edhe kësaj vepre të re, e cila siç e patë nga prezantimi nuk do të jetë vetëm një hapësirë për të gjitha kushtet për fëmijët, por do të jetë një tjetër shenjë e modernizmit të Shqipërisë dhe kryeqytetit. Kjo godinë do të jetë një vlerë e shtuar. Së bashku me Bibliotekën Kombëtare, që është një tjetër projekt fantastik që siç na duhet të çlirojmë rrugën e zënë nga drejtësia e korruptuar me truallin në anën tjetër, ashtu na duhet të sigurojmë edhe financimin masiv që ka nevojë.”, tha Rama.

Related Posts

Leave a comment