Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

42 vite miqësi, Kryeministri Rama nis nesër vizitën zyrtare në Japoni

auto_Edi-Rama-BE-600x3601676896623

Në datat 21 deri në 25 Shkurt, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tokyo, Japoni, në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Japoni.

“Gjatë vizitës së tij zyrtare në Tokyo, Kryeministri Rama do të zhvillojë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera”, thuhet në një njoftim për mediat nga zyra e kryeministrisë.

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministrin i Japonisë z. Fumio Kishida, si dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në darkën e shtruar prej tij.

Dy vendet  ndajnë interesa të përbashkëta lidhur me kujdesin shëndetësor dhe social, parandalimin e fatkeqësive, si dhe mbrojtjen e mjedisit. Shqipëria dhe Japonia ndajnë vullnetin për të zhvilluar më tej interesat e përbashkëta, duke rritur shkëmbimet kulturore, veçanërisht në fushën e turizmit dhe duke thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

Viti 2022 shënoi 100 vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë.

Related Posts

Leave a comment