Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zyrtari i lartë amerikan mbërrin në Tiranë: Këtu për të rritur tregtinë mes vendeve

-640-0-9dffd8201bb3d5db76fed08e7df19113

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dilawar Syed, ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare, ku do të takojë anëtarë të kabinetit si dhe komunitetin e biznesit.

Objektivi, sipas tij “është rritja e marrëveshjeve tregtare midis SHBA dhe Shqipërisë”.

I lindur në Pakistan, Syed ka një të kaluar si sipërmarrës i suksesshëm në Shtetet e Bashkuara, dhe është një nga ekspertët amerikanë më të njohur në fushën e zhvillimit të sipërmarrjeve të mesme dhe të vogla.

I propozuar nga presidenti Biden edhe si zëvendës administrator i Small Business Administration, agjencia shtetërore që drejton politikat ekonomike të këtyre sipërmarrjeve në SHBA, Syed është aktualisht zyrtari më i lartë amerikan me origjinë myslimane.

Related Posts

Leave a comment