Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Blinken viziton Tiranën javën e ardhshme, shefat e diplomacisë amerikane që vizituan Shqipërinë në tri dekada. Nga ndihma me qumësht pluhur te…

blinken-2-770x446

Antony Blinken është i gjashti Sekretar Amerikan i Shtetit qe viziton Shqiperine në 33 vite pluralizëm. E para vizitë, është ajo e vitit 1991 e Sekretarit James Baker, i cili sipas raportimeve të mediave amerikane të kohës u prit nga 300 mijë shqiptare në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Në fjalimin e tij, sekretari James Baker tha se: “Liria funksionon” dhe i nxiti shqiptarët të vazhdonin përpara me rrugën drejt demokracisë. Pasi foli me njerëzit në sheshin qendror të Tiranës, sekretari Baker u takua me kryeministrin reformator Ylli Bufi, me Presidentin Ramiz Alia, si dhe me udhëheqës të grupeve të sapoformuara opozitare. Baker e bëri të qartë se nuk kishte ardhur me një ‘plan Marshall’ për Shqipërinë edhe vizita e tij u shoqërua me një paketë ndihmash prej 6 milionë dollarësh, qumësht pluhur, mjekime dhe pajisje mjekësore. Kjo ka qenë në fakt asistenca e parë e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë.

Nëntë vite pas vizitës se James Baker, në vitin 2000, Shqipërinë e vizitoi Madeleine Albright. “Ndërsa shohim përpara drejt një të ardhmeje të re dhe më të ndritshme për Evropën Juglindore, ne presim që Shqipëria të ndihmojë në udhëheqjen e rrugës”, tha sekretarja amerikane Albright në Tiranë, ku mbajti edhe një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.

Në vitin 2003, do të ishte radha e sekretarit amerikan Colin Pawell, i cili e cilësoi vizitën si një “një akt miqësie”. Atë ditë në Tiranë ishin edhe dy ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Kroacisë, pasi qëllimi i vizitës zyrtare i krahut të djathtë të presidentit George Bush në Shqipëri ishte firmosja e kartës “Adriatik 3”, një angazhim rajonal i Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë në përshpejtimin e anëtarësimit në NATO.

Related Posts

Leave a comment