Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kërkohet t`i bëhet presion Serbisë për këtë arsyeje

A-Vucic-696x389

Profesori Refik Hasani ka kërkuar që t`i bëhet presion Serbisë në mënyrë që ta largojë Kosovën nga preambula e Kushtetuese.

Shkrimi i plotë:         

Sa më shumë që Beogradi e ZVARRIT njohjen e Prishtinës aq më shumë  zgjaten edhe problemet brenda vetë kësaj Serbie.

Bashkësia Ndërkombëtare, duhet fokusuar që Serbia të formoj e përfshij në Kushtetutë bashkësi, Krahina e Rajone Etnike, dhe të anuloj të figuron  Republika e Kosovës nga preambula e Kushtetutës së Serbisë , pasi tani është Republikë Sovrane dhe e Pavarur, si një shtet i njohur ndërkombëtarisht nga shumica e shteteve të botës, merrë pjesë  dhe ftohet  nga instanca e mekanizma të BE- dhe OKB-ës.

Nga Serbia janë ndarë e pavarësuar popujt Sllav të Jugut si që janë Maqedonasit, Kroatët, Malazezët, kurse ne shqiptarë asgjë nuk kemi të përbashkët me Serbët, në kuptimin e Gjuhës, kulturës, traditës përveç që jemi fqinjë.

Bashkësia Ndërkombëtare, duhet fokusuar që Serbia dhe të drejtoj presionin që Serbia, të përfshij në Kushtetutë dhe të formoj, si:

Bashkësi Etnike të Komunave Hungareze në Vojvodin,

Bashkësi Etnike të Komunave Shqiptare në Serbisë,

Bashkësi Etnike të Komunave Bullgare në Serbi,

Bashkësi Etnike të Komunave Boshnjake në Serbi, etj.

Duke i diskriminuar popullatën e këtyre rajoneve apo krahinave me shumicë dhe territor kompakt, Beogradi dëshiron  që vëmendjen ta tërheq vetëm në dhe rreth Kosovës. Duke e penguar pafundësisht  Kosovën, dëshiron që edhe më tej të mundohet ti mbulon edhe problemet  jo të vogla që kurdoherë, duhet të ballafaqohet për ta gjetur një zgjidhje.

Serbia nuk e ka zgjidhur çështjen e pakicave, përmes 22 Këshillave Nacionale, që funksionojnë. Serbia e ka ,,zgjidhur çështjen e pakicave’’, përmes disa këshillave nacionale, kurse Beogradi  kërkon  autonomi territoriale për  bashkëkombësit e vetë në Kosovë që përbëjnë më pak se 4%, të gjithë popullatës në Republikën e Kosovës.

Serbia të përgatitet edhe për Federatë/Konfederatë apo kantonizim e saj

Nëse me njohjen e shtetit të Kosovës  nga Beogradi supozojmë se mbyllet kaptina rregullimi çështjes së ,,brendshme ” të  Serbisë. Vojvodina si  ish-Njësi e barabartë në këtë federatë duhet ti përcaktoj lidhjet me Serbinë dhe çfarë statusi kërkojnë të kenë në këtë Hungarezët.

Serbia të bën riorganizimin e saj të brendshëm si një federatë  me  republika apo Kantone të veçanta

Nëse bashkësia ndërkombëtare dëshiron ti josh, shpërblen serbët lokal të Kosovës me një autonomi,  nuk do të mundë ti ndal kërkesat e  Krahinës, së:

– Vojvodinës ,

– Medvegjë, Bujanoc, Preshevë

– Sanxhakut dhe

– Rajonit i banuar me Bullgarë .

Serbia të bën riorganizimin e saj të brendshëm si një federatë  me tri republika si  njësi autonome e  Vojvodinës, Sanxhakut dhe e Medvegjë, Bujanoc, Preshevë  dhe një  Kanton të veçantë të banuar me Bullgarë.Pra në këto Njësi  Serbia  duhet të federalizohet.

Të përgatitet opinioni dhe akademia e Serbisë që nuk mundë t`i diskriminoj të drejtat kolektive të :

-Hungarezëve,

-Shqiptarëve,

-Boshnjakëve dhe

-Bullgarëve

Këtyre ju takon një Autonomi, Krahinë më tepër se kulturore. Kurse Romëve edhe Rumunëve jo në numër të vogël në Serbinë e sotshme si drejta të minoriteteve që ju takojnë me konventa evropiane dhe  ndërkombëtare.

Në mesë të shteteve kërkohet reciprociteti në të gjitha raportet bilaterale

Nuk është e arsyeshme që zhagitja për  mbylljen çështjes së Kosovës ,, do ti pengoj ” apo do ti mbaj peng për një kohë të gjatë  edhe hapjen e çështjeve që përballet Serbia.

Beogradi përmes  kërkesës dhe zhurmës së krijuara në opinion të gjerë për ndarje të Kosovës me një guri godet dhe mbron  çështje fondamentale :

– Pengon funksionimin e Kosovës si shtet ,

– Pengon Boshnjakët e Sanxhakut për realizimin e të drejtave të tyre kolektive ,

– Favorizohen Serbët e Bosnjës dhe

– Pengohet funksionimi i Federatës së Bosnjë Hercegovinës. Kërkesa e Beogradit për një autonomi për veriun e Kosovës është e favorshme indirekt edhe për Malin e Zi , pasi Sanxhaku shtrihet në këto dy shtete. Për Podgoricën në njërën anë është mirë pasi i amortizon kërkesat në rritje të boshnjakëve, por në anën tjetër, JO mirë pasi  shqiptarët nga Podgorica nuk janë të kënaqur me realizimin e të drejtave të tyre kolektive.

Kushtetuta e Serbisë, ku në preambulë të saj cekët Kosova    

Related Posts

Leave a comment