Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vjosa Osmani kërkon sanksione ndaj Serbisë

-800-0-dc0e1b2500a595dcedb5e35499bd912c

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili mbërriti në Prishtinë, një ditë pas ngjarjeve të rënda të së dielës, ku mbeti i vrarë një oficer i policisë dhe 4 nga agresorët serbë.

Kryetarja e shtetit, e informoi zyrtarin e lartë gjerman për situatën në veri dhe kërkoi sanksione ndaj Serbisë për këto veprime terroriste.

“Veprimet e tilla përbëjnë cenim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe për këto veprime duhet sanksionuar Serbinë”, tha Osmani.

Presidentja e Kosovës po ashtu tha se veprimet e Policisë në veri janë legjitime dhe janë në kuadër të realizim të detyrave kushtetuese dhe në mbrojtje të qytetarëve.

Më herët, Manuel Sarrazin është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Related Posts

Leave a comment