Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Protesta e Bërxullës/ Banorët ndjekin të njëjtin skenar, bllokojnë rrugën e Rinasit: Nuk dorëzohemi!

auto_511677408057

Protesta e Bërxullës ku banorët e zonës kërkojnë prej muajsh shpronësimin e drejtë sipas tyre të pronave që preken nga projekti i aksit Thumanë-Kashar ka përshkallëzuar ditën e sotme duke ndjekur të njëjtin skenar si javët më parë.

Disa nga banoret kanë bllokuar rrugën dhe kanë refuzuar të ngrihen duke mos reaguar ndaj ndërhyrjes së efektivëve të policisë.

Gratë dhe të moshuarat kanë kërkuar ardhjen e instancave shtetërore për zgjidhjen e problematikave të tyre dhe kanë vijuar thirrjet e tyre në mbrojtje të pronës së tyre.

Sakaq, policia i ka lajmëruar banorët në rrugë se po konsumonin një vepër penale, thirrje të cilën banorët e kanë injoruar dhe kanë refuzuar kategorikisht largimin.

Related Posts

Leave a comment