Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kokalari i shpall luftë “Foltores” dhe PL, aktivistja zbardh arsyet pse i prishi marrëdhëniet me Berishën

auto_lll1677841553 (1)

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka zbardhur dje arsyet pse i prishi marrëdhëniet me Berishën dhe tregoi skenarin diabolik të Ilir Metës për të gllabëruar Partinë Demokratike. Teksa ishte e ftuar në një studio televizive, zonja Kokalari  është shprehur se krisja e marrëdhënieve të saj me ish-kryeministrin Berisha, nisi që pas kuvendit të 30 Prillit që sipas saj, ishte një manipulim dhe nuk solli ndryshimin e premtuar në PD. “Ideja ishte që ne donim një PD komplet të ndryshuar, por kjo nuk ndodhi.

Që nga formimi i komisionit të rithemelimit, PD-ja mori për poshtë, që me protestën e 8-janarit. Për më tepër çfarë pash pas kuvendit të 30 Prillit që ishte manipulim dhe ishte kundër asaj që ne kishim premtuar, më erdhi shumë keq që Berisha nuk e bëri ndryshimin që premtuam të gjithë”, deklaroi ajo.

Kokalari sulmon Metën

Më tej Kokalari theksoi se bashkimi me LSI-në nuk do i sjellë asgjë të mirë Partisë Demokratike. Ajo shtoi se Ilir Meta është mbrapa Belind Këlliçit dhe ambicies së tij për t’u bërë kryetar i Partisë Demokratike.

“Nuk kam pasur asnjë problem me Ilir Metën, deri sa mora vesh se ishte ky pas Belind Këlliçit, sepse fryhej shumë dhe ka një vetëbesim që do bëhet kryetar i PD-së. Ma kishin bërë të qartë njerëz që nuk janë nga politika por e njohin mirë, ma kishin bërë të qartë se arsyeja pse meta ka dashur të bëjë koalicion me Lulëzim Bashën është sepse ai nuk mund të rri me një parti të vogël siç është LSI-ja, ai ka ambicie. Por në radhë të parë LSI-ja nuk ka ideologjinë e të djathtës, ne po bënim luftë që të sillnim PD-në nga e djathta e qendrës në të djathtën e vërtetë, por këtu kemi LSI-në që po gllabëron PD-në, po fut elementët e saj dhe do të bëjë një kryetar të ri si Belind Këlliçi”, u shpreh ajo.

Aktivistja sulmon Albana Vokshin

Ndërkohë aktivistja Evi Kokalari ka deklaruar se familjarë të deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi kanë pasur interes për 4 puse nafte në Fier, të cilat kanë një vlerë shumë të madhe. Kokalari u shpreh se ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, kur i ka thënë kryeministrit Edi Rama që të bëjë kujdes me koncesionin e puseve të naftës, ka dashur të ndihmojë konkurrencën e familjarëve të deputetes.

“Pjesëtarë të familjes së Albana Vokshit kanë pasur interes në puset e naftës në Visokë në Fier dhe kompani të tjera që McGonigal duket sikur i ka ndihmuar, ka pasur interes. Kanë qenë në konkurrencë me personat e familjes së Albana Vokshit. Nuk kam thënë që këta kanë qenë bashkë, ka qenë konkurrencë për 4 puse nafte me shumë vlerë. Kam idenë që kur McGonigal ka shkuar te Rama dhe i ka thënë të bëjë kujdes kujt t’ia japë koncensionin e këtyre pusetave, ka dashur të ndihmojë konkurrencën e familjarëve të Albana Vokshit”, nënvizoi Kokalari.

Related Posts

Leave a comment