Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kokalari, thirrje Berishës: Boll u tallët me demokratët, dhuna nuk është përgjigje

auto_-800-0-63f9ecfbb12891677324066

Aktivistja konservatore shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari vazhdoi të kritikonte ashpër kreun e “Foltores” dhe ish-bashkëpunëtorin e saj Sali Berisha për bashkëpunimin me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në lëvizjen për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Në një status në rrjetet sociale, Kokalari kundërshtoi propozimin e ish-kryeministrit për të marrë pushtetin me dhunë, duke e konsideruar metodë të prapambetur.

Aktivistja beson se vetëm gara elektorale mund ta çojë PD dhe opozitën në pushtet. Ajo sulmoi këshilltarët e Berishës si njerëz të paaftë politikisht. Prej muajsh të tërë, Kokalari ka kritikuar liderin e opozitës, Sali Berisha se ka toleruar manipulimet e votave në zgjedhjet për strukturat e Partisë Demokratike dhe për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit. Ajo nuk ka kursyer as kandidatin e “Foltores” për Tiranën, Belind Këlliçin, duke e akuzuar për manipulim votash në PD, mungesë aftësie konkurimi ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në Tiranë, etj.

“Këshillat” e Kokalarit për Berishën: Ndahu me Metën, largo manipuluesit 

Në profilin e saj në Facebook, Evi Kokalari i drejton 5 këshilla Berishës për të realizuar ndryshimin e pushtetit. Aktivistja konservatore kërkon që ish-kryeministri të prishë aleancën e me Ilir Metën dhe PL, për shkak të orientimit të majtë që ata kanë, të ndëshkojë të gjitha personat në PD që kanë manipuluar e deformuar garën me votë, të hapë partinë përtej militantëve dhe anëtarësisë, të vendosë rregulla të drejta dhe të barabarta për garë. Ajo shton se Berisha nuk duhet të luftojë për interes personal, por të vendosë mbi gjithçka interesin e shqiptarëve. Në fund, Kokalari i propozon Berishs që të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Nëse Berisha vërtet do ta fitojë këtë ’revolucion’, ai duhet: 1-Të prishë koalicionin me LSI; 2-Të penalizojë manipuluesit dhe hajdutët brenda PD, dhe kur këta janë njerëzit e tij më të besuar; 3-Të hapë partinë dhe rrugën për meritokracinë e vërtetë duke garantuar garë të barabartë për të gjithë kandidatët; 4-Të tregojë që interesin e shqiptarëve e ka prioritet, mbi interesin personal; 5-Të kërkojë zgjedhje parlamentare të parakohshme”, janë pikat që Evi Kokalari i sugjeron Sali Berishës që duhet të ndjekë për të ndryshuar qeverisjen në Shqipëri.Në fund, Kokalari është kundër idesë së Berishës

Kokalari kundër revolucionit të Berishës: Zgjidhja duhet me votë, ja ku ke gabuar

Në fund, Kokalari është kundër idesë së Berishës që të marrë pushtetin me revolucion të dhunshëm. Ajo e konsideron dhunën jo si mjet efikas për të siguruar ndryshime politike demokratike. Kokalari fajëson ish-kryeministrin që zgjedh dhe beson te këshilltarë të paaftë, duke marrë vendime të gabuara që bëjnë që ai të mos sigurojë mbështetje të madhe. “Ka ikur koha e revolucionit me dhunë. Në radhë të parë merr votën e elektoratit. Sigurisht Rama vodhi vota ne 2021, por Luli do kishte fituar po të mos kishte pazare apo presione me dosjen e FBI. Dhuna nuk është përgjigje. Boll u tallët me demokratët. Berisha ka këshilltarë shumë të dobët rreth vetes, të cilët i hapën gropën me budallallëkun dhe injorancën e tyre. Kjo është fatkeqësi, sepse Berisha po ta kishte luajtur drejt kësaj radhe, do kishte shumë mbështetje sot”, mbyll statusin e saj në Facebook, Evi Kokalari.

Ndarja e Kokalarit me Berishën dhe paralajmërimi për një lëvizje të re politike

6 ditë më parë, Evi Kokalari dha lajmin se në datë 4 mars do të mbajë një takim në Durrës për të prezantuar lëvizjen konservatore politike “Shpëto Shqipërinë”, që synon kthimin e identitetit kombëtar, dinjitetit individual dhe shqiptarëve të larguar nga Shqipëria në atdhe. Ky vendim i saj erdhi pas ndarjes përfundimtare me Sali Berishën, sidomos pas procesit për zgjedhjet e brendshme në Këshillin Kombëtar, Kryesinë e PD dhe Forumin Rinor të Partisë Demokratike, ku ajo akuzoi deputetin Belind Këlliçi, sekretarin e FRPD Grigels Muçollarin, etj., se deformuan dhe manipuluan votat në zgjedhjet e FRPD dhe Këshillin Kombëtar duke zgjedhur njerëz besnikë të Këlliçit.

Related Posts

Leave a comment