Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

KQZ miraton kërkesën e PS-së dhe PL-së për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit

-640-0-1676458154xcelibashipng-300

PS dhe PL janë regjistruar sot në mbledhjen e KQZ për zgjedhjet e 14 majit. Në mbledhje ka nisur sakaq shqyrtimi për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Celibashi njoftoi dy kërkesat e dorëzuara pranë KQZ, një nga Sali Berisha dhe një nga Lulzim Basha, përmes përfaqësuesit ligjor, Indrit Sefa.

“Që të mos kemi asnjë lloj keqkuptimit, ne jemi para shqyrtimit të kërkesës për regjistrimin e PD si subjekt zgjedhor.

Përpara KQZ ka dy kërkesa një nga z.Sali Berisha, që thotë kryetar i PD, dhe kërkon regjistrimin e  PD si subjekt zgjedhor, kemi edhe një kërkesë tjetër nga z.Lulzim Basha, përmes përfaqësueit të tij.

Ku kërkohet regjistrimi i PD, pra jemi në procesin e shqyrtimit të kërkesës për të regjistruar PD si subjekt zgjedhor.

Në këtë shqyrtim do të vlerësojmë se kush e ka edhe tagrin për ta paraqitur këtë kërkesë. Është tagër i Berishës, apo i Bashës, si kryetar i PD nëse është kështu.

Në vlerësim të kësaj dëgjese do vlerësojmë kush e ka tagrin. Nuk e ndajmë dot këtë gjë në mënyrë paraprake, nuk ka asnjë axhendë tjetër vec bazueshmërisë në ligj” u shpreh Celibashi.

Related Posts

Leave a comment