Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Njohje reciproke”, DASH flet për dialogun mes Kurtit dhe Vuçiçit

-640-0-1678364174xcature-630

Zëdhënësi i sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken përsëriti mbështetjen e SHBA-së bisedimet mes Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtit. Në një intervistë për median amerikane ai tha se takimet mes palëve ishin zhvillim pozitiv.

I pyetur se kur do të trajtohet zbatimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Price tha: “Progresi drejt themelimit të Asociacionit mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike.Zyrtari i Departamentit Amerikan të shtetit u shpreh se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është thelbësor sigurinë e Ballkanit Perendimor.

Duke mbështetur dialogun e udhëhequr nga BE-ja, Price tha se SHBA do të ndërmarrë “çdo hap” si partner i Kosovës, Serbisë dhe BE-së për të “mbështetur përshpejtimin në çdo mënyrë të mundshme të përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i planifikuar të zhvillohet në Ohër në Maqedoninë e Veriut më 18 mars 2023. Takimi do të përqendrohet në zbatimin e propozimit evropian për të cilin kanë rënë dakord presidenti i Serbisë Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Related Posts

Leave a comment