Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Barcelona cakton çmimin e Ansu Fatit

auto_unnamed1680506486

Ansu Fati mund të jetë duke i shijuar javët e fundit me fanellën e Barcelonës pasi ai mund të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Madje, katalanasit mësohet se tashmë e kanë caktuar edhe çmimin e lojtarit për të gjitha klubet që mund të jenë të interesuar për shërbimet e tij.

Sipas “Football Insider”, Barcelona ka vendosur një çmim prej 100 milionë eurove. Manchester City mësohet se është i interesuar për shërbimet e tij.

Fati nuk është i kënaqur me minutat që ka në dispozicion aktualisht me Barcelonën dhe klubi është gati të arkëtojë para nga ai.

Edhe Manchester United dhe Chelsea raportohet se janë në garë për shërbimet e tij.

Related Posts

Leave a comment