Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Barcelona pa “yllin” e sulmit në Bilabo

download (35)

Ousmane Dembélé nuk do të jetë të dielën e ardhshme në ndeshjen që Barcelona luan kundër Athletic Bilbaos në “San Mamés”.

Mjekët nuk i kanë dhënë leje futbollistit që të kthehet në skuadër.

Ata janë kategorikë në këtë pikë, duke marrë parasysh historinë e lëndimeve të francezit.

Me Dembélénë duhet të jesh shumë i kujdesshëm.

Kjo i është thënë edhe futbollistit edhe Xavi Hernandezit.

Të dy menduan se mund të rikthehej në Bilbao, por nuk do të jetë kështu.

Ata preferojnë të zgjasin rikuperimin për të mos rrezikuar, ndaj është vendosur që të mos luajnë këtë fundjavë.

Futbollistë ka ndjesinë pozitive se mund të kthehet kundër Realit, në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit, në “Camp Nou”, por edhe në këtë rast mjekët dhe stafi nuk duan të rrezikojnë.

Related Posts

Leave a comment