Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rumenige për Juventus dhe Barcelona: Autogol i bardhezinjve me financat, skandal i katalanasve me gjyqtarët

-640-0-1677072104x9dbe8bf0dc634023b08f1e4c211495e2-885

Karl Heinz-Rumenige, i intervistuar nga Corriere dello Sport, ka komentuar zhvillimet e fundit futbollistike që kanë goditur Juventusin, i dënuar në kampionat pas rastit të bilanceve financiare, apo të fitimeve mbi kapitalin, por dhe Barcelonën në kushtet e pagesave ndaj gjyqtarëve.

“Duke lexuar se çfarë kishte bërë Juventus nuk kisha fuqi të besoja, apo të dëgjoja një gjë të tillë, të cilën nuk e kisha hasur ndonjëherë në jetën time”, ka thënë Rumenige. “Juve është një klub shumë i rëndësishëm, pikë referimi për futbollin italian dhe europian, ndërsa ka bërë një autogol të jashtëzakonshëm, veçse jam i sigurtë që do të dijë të ringrihet. Kjo në kohën dhe momentin e duhur”.

Hapësirë edhe për rastin e Barcelonës, goditur nga skandali i lidhur me milionat e dhëna për zëvendëspresidentin e arbitrave. “Më besoni nëse them se kam qeshur duke lexuar këtë lajm?! Gjëja në fakt nuk më habit, sa herë që luanim në Spanjë rrethoheshim nga një ndjeshmëri e çuditshme. Janë gjëra të papranueshme që nuk prekin vetëm kampionatet kombëtare. Edhe tema e gjyqtarëve duhet diskutuar me shumë qetësi. Po pse jo edhe me respekt”.

Related Posts

Leave a comment