Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Macron: Rusia është aktualisht e brishtë, ushtarakisht dhe politikisht

-640-0-f05996a94d2ca09983aee2e05c248ed2

“Rusia është aktualisht e brishtë, ushtarakisht dhe politikisht.” Kështu ka deklaruar të mërkurën presidenti francez Emmanuel Macron në një fjalim në samitin e NATO-s në Lituani.

Presidenti francez deklaroi se ka “shenja të ndarjes në Rusi”, duke iu referuar me sa duket rebelimit jetëshkurtër të udhëhequr nga grupi Wagner i Yevgeny Prigozhin.

Macron u zotua se do të “jetë aty” për Ukrainën, edhe nëse lufta do të rezultojë të jetë një  “luftë shpërbërjeje”, duke shtuar se mbështetja për Kievin është e qëndrueshme.

Megjithatë, lideri francez tha se aleatët e NATO-s duhet të bëjnë më shumë për Ukrainën, duke shtuar se koha për ta bërë këtë është tani, gjatë kundërofensive ukrainase.

Related Posts

Leave a comment