Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Raketa në tokën polake, NATO: Jo ruse, por për faj të Rusisë!

-640-0-1668608759x9579876f77db18ae7fb44e342e357fec-kw0c-u33801846562268y6g-656x492corriere-web-sezioni-734

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka folur për rënien e një rakete në një fshat në Poloni, ku humbën jetën dy persona.

“Hetimi për ngjarjen është në vazhdim, por nuk kemi asnjë indikacion se ky është një sulm i qëllimshëm apo se Rusia po përgatit veprime ushtarake kundër NATO-s. Hetimi paraprak tregoi se ndoshta janë raketa ukrainase që janë kapur nga ato ruse. Por unë dua të them, për të qenë i qartë, se ky nuk është faji i Ukrainës. Rusia mban fajin pr nisjen e pushtimit. Ne shprehim solidaritetin me aleatin tonë Poloninë. Rusia duhet t’i japë fund kësaj lufte të pakuptimtë”, tha Stoltenberg.

“Unë fola me Duda-n(presidentin polak) dhe Biden. Ne ramë dakord se duhet të vazhdojmë të monitorojmë me kujdes situatën. NATO mbetet e bashkuar dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur aleatët tanë. Ne morëm vendime të rëndësishme në samitin në Madrid për të rritur praninë në blloku lindor i Aleancës”, tha ai.

Ai shtoi se incidenti i djeshëm tregon se lufta në Ukrainë vazhdon të krijojë situata të rrezikshme.

“Rusia nisi një valë sulmesh të reja në qytetet e Ukrainës, duke synuar objektiva civilë dhe kjo në vetvete është një situatë e rrezikshme. Pasojat mund të ndihen edhe në territorin e NATO-s”, iu përgjigj Stoltenberg pyetjes së një gazetari.

“Ne nuk kemi asnjë indikacion se ky ishte një sulm i qëllimshëm ose se Rusia po planifikon një luftë kundër NATO-s dhe aleatëve tanë,” përsëriti Stoltenberg.

“Incidenti megjithatë tregon se nevojitet monitorim i detajuar”, shtoi ai.

Related Posts

Leave a comment