Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mbron biznesmenin Gjoka, Ylli Manjani: Ligji bolshevik shqiptar të arreston kur je nën hetim

auto_-800-0-422f85f0153fcbb6fee5dd1c8e6d55111690634877

Avokati Ylli Manjani, që mbron biznesmenin e arrestuar me urdhër të SPAK, Pëllumb Gjoka, ka mohuar kategorikisht se klienti i tij të jetë përfshirë në ngjarje kriminale.

“Çdo veprim procedural i zotit Gjoka dhe të të tjerëve është se; askush prej tyre nuk është i pandehur. Pra nuk ka as akuza. Sipas ligjit Bolshevik shqiptar, lejohet arresti dhe për peronat nën hetim. Ndaj lejohet kjo gjë. Ne mendojmë në kor dhe dhamë opinion, e gjithë kjo nisi mbi bazën e indiceve policore. Nuk ka përgjime se mbushët dynjanë. Është sikur të hysh në arkivë dhe të vjedhësh të dhëna. Nuk ka asnjë provë se klienti im të ketë përgjime. Nuk është kapur asgjë. Të gjitha këto janë spekulime. Prokuroria ishte e qartë; flitet për persona nën hetim dhe indicie, që janë marrë me letër porosi nga Franca. Letër porositë që kanë ardhur nga Franca, nuk është e qartë, pasi nuk ka aparate të kapura. Të gjitha janë spekulime, mos merrni njerëz në qafë.”, tha Manjani.

Kujtojmë se në përgjimet e autoriteteve franceze në aplikacionet Encro dhe SKY janë zbuluar disa porosi për vrasjet në Shkodër dhe në Tiranë që çuan në goditjen e grupit kriminal.

Related Posts

Leave a comment