Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Partizani pret Atletic Escaldes në “Air Albania”, luhet për të siguruar 350- mijë euro dhe shpresuar tek “play-offi”

-640-0-8dc53a489425c57bc2d255a09cad3b26

E marta rikthehen emocionet e kompeticioneve europiane. Partizani ndeshet në “Air Albania” me Atletic Escaldes për të vendosur se cila prej dy ekipeve do të vazhdojë rrugëtimin në Conference League. Kjo përballje do të startojë në orën 20:45 me të kuqtë fivoritët e mëdhenj pas fitores 1-0 në transfertë.

Skuadra ka mbyllur pasditen e djeshme edhe përgatitjet, teksa tashmë të gjithë sytë e sportdashësve do të jenë te kryeqytetasit. Këtë herë Zoran Zekiç është nën presion pasi në ditët e kalauara kuptoi se në Tiranë nuk mjafton vetëm rrezultati, por duhet edhe loja e bukur.

Për këtë duel trajneri kroat nuk do të mund të llogarisë shërbimet e Alfredf Mensah, me këtë të fundit që pak ditë më parë është operuar, ndërsa pjesa tjetër do të jetë e gjitha nën urdhrat e tij.

Formacioni i mundshëm: Qirko; Hadroj, Sota, Kocijan, Atanaskoski; Murataj, Mehmeti, Rrapaj; Grezda (Da Silva), Mba, Cara

Related Posts

Leave a comment