Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Balla prezanton konkluzionet e ministerialit euro-ballkanik

-640-0-ac3bb6f1b7a4de1623f6e3f7e14d791b

Përmës një deklarate për shtyp, Balla e ka vënë theksin tek bashkëpunimi i bashkërenduar mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për mbrojtjen nga krimi organizuar dhe trafiku i narkotikëve, si dhe mbështetjen financiare të BE-së për fuqizimin e kapaciteteve, procesin e digjitalizimit, të sigurisë së kufirit dhe emigracionit.

“Ministrat e Brendshëm u takuan në Tiranë për të diskutuar mënyrat konkrete për të rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen për të vënë në zbatim programin e çështjeve të brendshme të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ministrat e brendshëm theksuan vlerën strategjike të fuqizimit të besimit dhe përmirësimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar transkombëtar, rritjen e bashkëpunimit brenda sferës së menaxhimit të integruar të kufirit dhe eksplorimin e mënyrave të tjera për të trajtuar çështjet e sigurisë kibernetike në një përpjekje të bashkërenduar rajonale.

Së treti, ministrat ranë dakord për të pasur një fokus më të fortë tek menaxhimi i integruar i kufirit, për fshirë këtu zhvillimin e strategjive, bashkërendimin e mëtejshëm të nismave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërkohë që kërkojnë një mbështetje më të fortë nga BE për fuqizimin e kapaciteteve, procesin e digjitalizimit, të sigurisë së kufirit dhe emigracionit.

Së katërti, duke pasur parasysh rëndësinë e planeve ekszistuese si plani i veprimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, kishte marrëveshje për të ruajtur momentin dhe punën e duhur. Për të trajtuar çështjet migratore si domosdoshmëri në rajon dhe domosdoshmëria për mbështetje të mëtejshme nga partnerët evropian për ndërtimin e sistemeve të shkëmbimit të informacionit, veprimeve të përbashkëta dhe analizës së riskut për të monitoruar kufijtë në mënyrë efektive dhe kontrollit të krimeve të kalimit kufitar, u theksuan si thelbësore në këtë moment, përfshi këtu edhe trajnimet dhe pajisjet që kërkojnë.

Së pesti, ministrat theksuan vendosmërinë e tyre në luftën kundër krimit të organizuar që po shkakton dëm të madh financiar dhe minon të drejtën e qytetarëve për sigurinë dhe kohezionin social dhe besimin e tyre në sistemin dhe proceset demokratike.

Lufta kundër krimit kërkon angazhim të bashkërenduar.

Pjesëmarrësit theksuan bashkëpunimin ndërkombëtar që kërkohet duke pasur parasysh natyrën transnacionale të krimeve kibernetike.

Mbështetje e bashkërenduar operacionale dhe teknike. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë kërkuar të jenë të përfshira me rrjetin CSIRT”- tha ndër të tjera Balla.

Related Posts

Leave a comment