Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zjarri te pallati në Tiranë, shoqërohet në polici administratori dhe mjeku që banonte në katin e fundit!

-640-0-1694717409xzjarr-1-750x375-424

Pas zjarrit të rënë në pallatin 10 katësh në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, janë shoqëruar në polici administratori i pallatit dhe mjeku që kishte banesën në katin e fundit . Ata po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat se si ka nisur zjarri. Burime nga zjarrfikëset për gazetarin e Report Tv Sokol Dema bëjnë me dije se dyshimet janë që zjarri të ketë nisur në katin e fundit, aty ku ndodhet edhe dupleksi i doktorit. Akoma i paqartë shkaku, por paraprakisht mendohet të jetë shkakruar nga ndonjë elektroshtëpiake. Nesër në mëngjes pritet të ketë një ekspertizë paraprake në lidhje me shkakun e saktë.

Related Posts

Leave a comment