Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sulmi ndaj Izraelit: SHBA dërgon aeroplanmbajtësen në Mesdheun Lindor

-640-0-1696788461xaeroplanmbajteset-amerikane-578

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë municione dhe pajisje për Izraelin dhe do të rrisin forcat amerikane në Lindjen e Mesme, në përgjigje të sulmeve të Hamasit, thotë Pentagoni, cituar nga Time of Israel.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara do t’i sigurojë me shpejtësi Forcat e Mbrojtjes së Izraelit pajisje dhe burime shtesë, duke përfshirë municione”, tha në një deklaratë sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Shefi i mbrojtjes së SHBA-së thotë gjithashtu se ai ka urdhëruar që aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford dhe anijet luftarake shoqëruese të saj të nisen për në Mesdheun lindor dhe se Uashingtoni po shton skuadriljet e avionëve luftarakë në rajon.

Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë raporton se Joe Biden dhe Netanyahu diskutuan në lidhje me pengjet e marra nga Hamasi. Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu se ndihma e mëtejshme është në rrugë e sipër për Forcat e Mbrojtjes izraelite. Dy liderët u zotuan të qëndrojnë në kontakt të rregullt në ditët në vijim.

​ Dy krerët e shteteve diskutuan gjithashtu “përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar që asnjë armik i Izraelit të mos besojë se mund ose duhet të përfitojë nga situata aktuale”, tha Shtëpia e Bardhë.

Related Posts

Leave a comment