Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SHBA: OKB duhet të hetojë përdorimin e “dronëve kamikazë” nga Rusia

Dronet-kamikaze

SHBA-ja i ka bërë thirrje OKB-së të hetojë përdorimin e dronëve iranianë nga Rusia në luftën kundër Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan ditën e djeshme  gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit që Kombet e  Bashkuara të kryejnë një hetim për akuzat e Kievit dhe aleatëve të tij se Rusia po përdor drone iranianë në Ukrainë.

“OKB-ja duhet të hetojë çdo shkelje të vendimeve të Këshillit të Sigurimit dhe ne nuk duhet të lejojmë Rusinë ose të tjerët ta pengojnë ose kërcënojnë atë në mënyrë që ajo të mos kryejë përgjegjësitë që i janë caktuar”, theksoi Richard Mills, Zëvendës ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Britania, Franca, Gjermania dhe SHBA-ja gjithashtu bënë thirrje për një hetim nga ana e OKB-së.

Related Posts

Leave a comment