Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ne “shërbëtorët” e Ramës që votuam për hapjen e dosjeve dhe këta të tjerët që e bënë copë duke mos votuar

-640-0-1663233713xgjekmarkaj-478

Nga Agron Gjekmarkaj

Të votosh një ligj që hap dosjet e diktatures pa asnjë pengesë është detyrim moral e politik për çdo ligjëvënes.

Për forcat e djathta që burimin ideologjik e gjejnë tek antikomunizmi historik shumë më tepër. Turp është të justifikohesh, të mbysesh parimin për rrethanat e çastit.

Sot komunistë e “antikomunistë” bijtë e tyre po artikulojnë pa dridhje qerpiku po tentojnë të bëjnë “pis” shtresën e ish të persekutuarve politikë duke pohuar pa dridhje qerpiku se ata na qënkeshin rekrutuar në shumicë. Sikur po thonëja do shihni ata janë spiunet.

Pra ata që bënë rezistencen dhe disidencen, ata që janë krenaria dhe ndergjegjia e lirisë së ketij vëndi,na paskeshin qënë sherbetoret e komunizmit ndersa komunistet sherbetoret e demokracisë. Komunistet dhe “antikomunistet”, sejmenet e tyre fanatik që tek bindja kanë patur fitimin duan që tu lënë edhe faturen morale të diktatures viktimave. Do të pergenjeshtrohen! Por falje nuk do të kerkojnë.

Ndaj duhet të hapen dosjet ku sekush të mbajë peshën e vet, nderin dhe krimin, turpin dhe dinjitetin. E verteta na bën të lirë na pat mesuar Jezu Krishti.

Nuk kam votuar asnjë gjueti shtrigash dhe asnjë kurth ndaj askujt, nuk do ta bëja kurrë se nuk me komandon askush, as Sali Berisha, as Lulzim Basha, as Edi Rama as Ilir Meta por vetëm besimi tek një parim i shënjtë që thirret e verteta si i vetmi koncept që e shpeton shoqerinë dhe individin nga mekati i shpifjes, abuzimit dhe perdorimit.

Ajo që Adam Miçnik pat paralajmeruar se diktatures së proletariatit do ja zërë vendin ajo e banalitetit në Shqiperi ka ndodhur më shumë se kudo.

Nuk e ndamë kurrë kriminelin nga viktima, krimin nga pafajsia,perdorursin nga i perdoruari, xhelatin nga martiri, të ndershmin nga genjeshtari, por i bëmë bashkë të gjithë që gjithçka të relativizohet, të zvoglohet, të humbasë me kohen.

Ky është amaneti që duket sikur ka lënë Enver Hoxha dhe që me forcë e mban shkolla e tij politike. I paskemi sherbyer ne Edi Rames që votuam per hapjen e dosjeve???  E paskan luftuar atë madje mposhtur e bërë copash ata që nuk e votuan këtë ligj? Edhe shakaja duhet të ketë seriozitetin e duhur që të shkaktojë të qeshura.

Related Posts

Leave a comment