Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjekmarkaj për 29 korrikun: Basha u rikthye për ego të shfrenuar personale. Secili do hapë nga një qofteri

-640-0-781782cb56c02345cf5f81aeb92b1ccd

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj thotë se Sali Berisha nuk mund të jetë kandidati i opozitës për kryeministër, ndërsa shton se tashmë është koha që opozita të eksplorojë çdo formë që mund ta çojë drejt një bashkimi.

“Kam një distancim nga të gjitha grupimet në PD, një distancim që në optikën time është logjik. Nuk mendoj se Berisha do jetë kandidati i opozitës për kryeministër, besoj se nuk duhet të jetë sepse tashmë në konfliktin që ka me aleatë të rëndësishëm të vendit, me dështimin e 14 majit që tregoi se është faktor themelor i opozitës por nuk është fitues… nuk ka fitore me Sali Berishën. Opozita duhet të  eksplorojë çdo formë që të shkojë drejt bashkimit”, tha ai për News24.

Ai tha se zgjedhjet e 29 korrikut, janë një tentativë e Bashës për të marrë “leckat e fundit nga një gjë që po zhduket”.

“Pas një partie të rrënuar, shoh një tentativë për të rrëmbyer leckat e fundit të një gjëje që po zhduket, PD zyrtare, dhe po e bën Basha me zgjedhjet e 29, me një grup të vogël njerëzish që nuk kanë lidhje me realitetin, por kanë lidhje me Bashën”, tha ai.

Sakaq, rikthimin e tij, Gjekmarkaj e komenton kështu: Nuk ka më një PD, ka një vulë dhe disa zyra me qira dhe rreth 100 njerëz në dispozicion të Bashës, aq njerëz sa grumbullohen në një fejesë apo në një ditëlindje. Thjeshtë kanë një vullnet, ose investimin tek zoti Basha. Është një Kryesi e delegjitimuar.  Rikthimi i tij është interes personal, dhe dëshira për të mbetur në politikë dhe të mbijetoj sa më gjatë për t’i shërbyer vetes.  Një ego e shfrenuar për t’i dhënë jetë një gjëje që po vdes vetëm për ego personale”, tha ai.

Mbledhjen e Këshillit ai e cilëson si një mbledhje të çuditshme, teksa shton se zgjedhjet e 29 korrikut do të jenë qesharake.

“Ishte një mbledhje e çuditshme. U mblodhën në një hotel për të krijuar legjetimitet nga hiçi, është parti pa struktura, çdo gjë është e gjymtuar, në 29 korrik do jetë qesharake dhe komike dhe do ta shihni sa veta do e votojnë Bashën. Por dëmton opozitën”, u shpreh deputeti.

Por si e komenton ai kandidimin e Gjergj Hanit përballë Bashës për kreun e PD?

“Nuk e njoh, por është një gjë qesharake dhe e dekompozuar në raport me pritshmërinë që ka populli ndaj opozitës. Po tenton të ndahet në kioska të vogla dhe secili të hapë nga një qofteri, por kjo nuk i shërben askujt. PD ka nevojë për garë të vërtetë, kjo është garë surrogate, që të vrasin dëshirën të merresh me politikë dhe detyrojnë njerëzit të largohen nga ky vend”, tha ai.

Related Posts

Leave a comment