Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Tirana mikpret shqiptarët nga mbarë bota”, Rama: Më 22 dhe 23 nëntor mbahet eventi për Ditën Arbëreshe dhe Samitin e III të Diasporës

-640-0-1697381771xrama-344

Më 22 dhe 23 nëntor në Tiranë do të mbahet eventi i Ditës Arbëreshe dhe Samiti i III të Diasporës. Lajmi u konfirmua nga kryeministri Edi Rama me një shënim në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Rama shkruan se Kongresi i Arbëreshëve dhe Samiti i Diasporës do të shërbejnë si pikëtakimi për t’i dhënë vëmendjen që meriton shqiptarëve në fusha të ndryshme.

“Tirana mikpret shqiptarët nga mbarë bota, në eventin e kthyer traditë tashmë, në Ditën Arbëreshe dhe Samitin e III të Diasporës, që do të mbahet më 22 dhe 23 Nëntor.

Një rikthim në vendin e Shqiponjave, duke përqafuar trashëgiminë shqiptare, Kongresi i Arbëreshëve dhe Samiti i Diasporës do të shërbejnë si pikëtakimi për t’i dhënë vëmendjen që meriton shqiptarëve në fushën e arsimit, shëndetësisë, biznesit, artit dhe kulturës, dhe duke e parë Diasporën si një vlerë dhe pasuri e kombit. Shihemi në Tiranë”, shkruan Rama.

Related Posts

Leave a comment