Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shtyhet për nesër vendimi për Sali Berishën

-800-0-1703085402xberisha-386

Sali Berisha do të vijojë të jetë në pritje për të paktën 24 orë të tjera për të mësuar fatin e tij, pasi sot Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) nuk pati një vendim. Pas rreth 1 ore seancë, GJKKO vendosi që të shtyjë për ditën e nesërme në orën 11:00 vendimin për ish-kryeministrin.

Kjo për shkak të kërkesës së përsëritur të 2 avokatëve, Genci Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, për njëanshmëri. Ata kanë dorëzuar prova që sipas tyre faktojnë shkarkimin e gjyqtares në shkurt të 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kur kryetar ishte Sali Berisha.

Sali Berisha nuk ishte sot i pranishëm në gjykatë, madje gjatë kohës që u bë publike vendimi për shtyrjen e caktimit të masës së “arrestit në shtëpi” për të, ish-kryeministri po mbante fjalim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në selinë blu.

Ai këmbëngulë se gjyqi ndaj tij është politik, pasi thekson se nuk ka asnjë provë që ka shkelur Kushtetutën në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Sali Berisha është nën hetim nga SPAK për akuzën e “Korrupsionit pasiv”. Në dosje thuhet se ish kryeministri ndikoi që dhëndri i tij Jamarbër Malltezi të privatizojë kompleksin duke shkelur ligjin. Malltezi aktualisht ndodhet në arrest shtëpie.

Fillimisht, pas kërkesë së SPAK, GJKKO caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe i ndaloi daljen nga jashtë shtetit, mirëpo për shkak se Berisha nuk e zbatoi asnjëherë këtë vendim Gjykate, SPAK iu drejtua Kuvendit për ashpërsim të masës, në arrest shtëpie.

Për rrjedhojë, Kuvendi i hoqi Berishës imunitetin e deputetit, me 75 vota pro, dhe sot ish-kryeministri po përballet me drejtësinë si një qytetar i thjeshtë.

Related Posts

Leave a comment