Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Linjë kabllore nënujore Shqipëri-Egjipt, Rama: Projekt ambicioz për të qenë kampionë të inovacionit në rajon

-800-0-1707134514xramaapng-871

Ditën e sotme në kryeministri është nënshkruar marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë 4iG për ndërtimin e një linje kabllore direkte nënujore që lidh Shqipërinë me Egjiptin.

Kryeministi Edi Rama e konsideroi projektin si një ‘autostradë digjitale’ të Mesdheut që lidh 2 vendet dhe theksoi se ky projekt shënon një gur kilometrik për vizionin e ‘Shqipërisë 2030’ dhe të shndërrimit të vendit në kampione të inovacionit në rajon.

“I jep mundësi vendit tonë të garantojë një akses në këtë rrugë të re, këtë autostradë digjitale të Mesdheut për një sërë vendesh të Europës Qendrore.

Mendoj se ky është një projekt i mirëseradhur sepse rrit në mënyrë domethenëëse masën e mozaikut të projekteve që po bëjmë për të transformuar Shqipërinë në një vend kampion në rajon për inovacionin.

Është një projekt i rëndësishëm edhe për besimin e sipërmarrjes në tërësi, që rritet vit pas viti dhe gjen shprehje në këtë rast përmes kompanisë 4iG që zgjodhi Shqipërinë si pikë referimi për këtë projekt ambicioz.

Në pamje të parë, projekti nuk ka shifra marramandëse por në thelbin e vetë është një projekt marramendës për nga impakti dhe vlera që do krijojë.

Duke u falenderuar edhe njëherë të gjithë skuadrën e kompanisë dhe duke patur besim të plotë se pala jonë do jetë në lartësinë e duhur në gjithë procesin e zbatimit të këtij projekti dhe më pas të vënies në funksion të kësaj autostrade jam i bindur se ky projekt shënon një gur kilometrik në Shqipërinë e vitit 2030 dhe padyshim do shoqërohet me projekte të tjera të kësaj përmase”,- tha Rama.

Related Posts

Leave a comment