Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Është dokumentuar veprimtaria e 4 grupeve kriminale”, SPAK jep detaje nga megaoperacioni ndërkombëtar: Sekuestrohen 200 llogari bankare

SPAK

Prokurori i SPAK Vladimir Mara ka dhënë detaje në lidhje me një megaoperacion të kryer me EUROJUST dhe Interpol.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se operacioni ishte bashkëpunim mes Interpol, Europol, Eurojust, me ndihmën e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, çuan në ekzekutimin në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë të 83 masave të sigurisë. Urdhër-arrestet u lëshuan nga Prokuroria Anti-Mafia e Firences.

Mara sqaron se si pasojë e operacionit janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri te paluajtshme, të cilat do të kalojnë në llogari të shtetit.

“Është dokumentuar veprimtaria e 4 grupeve kriminale me shtrirje në të gjithë Europën.

 

 

Paralelisht me hetimet penale janë hetuar pasuritë. Janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri te paluajtshme.

Këto janë pasuri që i janë hequr nga dora krimit të organizuar dhe do te kalojnë në llogari të shtetit.

Më 27 qershor 2023 janë arrestuar 21 persona. Te gjithë ketë ishin trafikante te narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme drejt Europës”, tha ai.

Related Posts

Leave a comment