Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dy vite nga nisja e agresionit rus, ambasadori i Ukrainës: Falënderojmë Shqipërinë dhe popullin e saj për solidaritetin

-800-0-1708774152xamb-360

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov ka folur nga ceremonia e mbajtur sot në kryeqytet në shenjë solidarizimi me Ukrainën në 2-vjetorin e nisjes së luftës me Rusinë.

Shhkurov gjatë fjalës së tij falënderoi Shqipërinë dhe popullin shqiptar për soliodaritetin dhe mbështetjen e dhëndë ndaj popullit ukrainas.

“Ju falënderoj të gjithëve për solidaritetin dhe mbështetjen tuaj, si dhe për dënimin e agresionit rus. Asnjëherë nuk do e harrojmë mëngjesin e 24 shkurtit 2022.  Këto dy vite kanë treguar se kush jemi dhe kush anë miqtë tanë. Ukrainasit vazhdojnë të luftojnë. Më dhemb ta them por Rusia vazhdon të mbledhë trupa dhe një numër të madh ushtarësh.

Rusia ka rritur numrin e sulmeve masive me raketa dhe dronë. Këto sulme kanë rezultuar në dëmtime të popullatës civile dhe shkatërrimin e spitaleve, çerdheve dhe të ndërtesave civile. Më shumë se 200 shkolla janë shkatërruar. Falënderoj bashkinë e Tiranës për ndihmën që ka dhënë në rindërtimin e një shkolle në Ukrainë.

Ne po mbrojmë popullin ukrainas dhe falë partnerëve tanë. U bëjmë tirrje të gjithë vendeve të dënojnë agresionin rus dhe të furnizojnë me mjete ushtarake. Të gjitha përgatitjet janë bërë për Samitin e Paqes në Zvicër.

Uroj që edhe ukrainasit që jetojnë në Shqipëri, jam mirënjohës për qeverinë shqiptare që ka zgjatur rezidencën tyre për këta qytetarë. Falënderoj kryeministrin, presidnetin shqiptar dhe popullin shqiptar që ka dhënë ndihmë për ne”, u shpreh ambasadori i Ukrainës në Tiranë.

Related Posts

Leave a comment