Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Serbia do luftë në Kosovë”/ Reagimi i SHBA: Janë gati 4 mijë trupa të NATO-s

-800-0-1707034454xhovenier-276

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë Jeff Hovenier dhe Donika Gërvalla janë përplasur për një kërcënim të mundshëm nga Serbia drejt Kosovës.

Gërvalla, ndër të tjera, ka kërkuar që aleatët e Kosovës të flasin me gjuhë të qartë ndaj atyre që kërcënojnë me luftë duke e menduar në radhë të parë Serbinë.

“Por, për t’i ndalë luftërat në të ardhmen duhet të veprojmë tani, sepse ndryshe ne do të jemi në pozita të njëjta që kemi qenë gjatë viteve 90’të dhe nëse nuk e përdorimin preventivën pastaj do të jemi të gjithë së bashku mjaftë të zënë për t’i gjetur strategjitë e duhura për të ndalë diçka që mund ta parandalonim”, ka thënë diplomatja kosovare.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i diplomatit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier duke thënë se asnjëherë më parë në Kosovë s’ka pasur investim më të madh se tani për parandalim nga ndonjë sulm.

Ai ka përmendur personelin prej 4 mijë personash të NATO përfshirë qindra ushtarë amerikanë duke i thënë Gërvallës “e di që s’deshe ta lësh anash këtë”.

“Për çështjen e parandalimit të bëjë dicka të qartë për të gjithë miqtë  e mi në Kosovë. Nuk ka asnjë vend në botë që përfiton më shumë se Kosova në investimin për parandalim. Një misioni i NATO me 4 mijë veta garanton siguri dhe stabilitet si asnjëher më parë. E di që s’deshe ta lësh anash këtë, por dua që kjo të kuptohet mirë, pra  përfshirë qindra  amerikanë, miqtë gjermanë dhe të tjerët. Pra nuk e di që kemi këtu kemi mungesë parandaluese” ka thënë Hovenier.

Por, ky s’ka qenë episodi i vetëm ku Gërvalla dhe Hovenier s’kanë qenë në një linjë. Gërvalla ka thënë se Kosova dhe partnerët duhet të ulen për të analizuar për të parë se ku nuk ka qenë efektiv procesi i bisedimeve.

Hovenier reagoi menjëherë duke thënë se Kosova do të trajtohet më ndryshe nga aleatët nëse do t’i përmbushte detyrimet.

“Partnerët e Kosovës do të trajtojnë Kosovën më ndryshe se tani nëse do të ishin duke implementuar detyrimet  nga marrëveshje Kemi disa aleatë që nuk e njohin Kosovën dhe neve na duhen argumentet më të mirë të mundshëm, ka ndodhur këto katër vende që janë pajtuarper MSA’në për Kosovën me fusnotë pa pozicionin nacional.

Do të kisha mirëpritur një mundësi qe te diskutohet  rreth partneritetit për Paqe, por në këtë moment Qeveria ime nuk mendon që i ka argumentet e nevojshme për ta mbrojtur këtë rast sepse nuk na duket që kjo qeveri është duke punuar me ne në disa kërkesa shumë të qarta për të lëvizur gjërat përpara. Ne duam ta bëjmë këtë”, tha Hovenier.

Related Posts

Leave a comment